Shala: Shpend Ahmeti i ka shperblye me 1 milion euro aktivistet e VV’s (video)

Flamur Shala, Grupi i asambleisteve te LDK’s ne Prishtine, ka kritikue rande udheheqjen e Vetevendosjes ne Prishtine, tue shtue se shume plane rregulluese te lagjeve te kryeqytetit po kthehen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor mbrapsht, si plane te paligjshme, e ku si shembull ka marre planin rregullues ‘Kodra e Trimave’ I-II.

Shala ka thane se pikerisht keto probleme po dalin qe udheheqja e Shpend Ahmetit ka qene jo e mire.

Derisa per punesimet enorm ne Komunen e Prishtines, Shala ka thane se jane shkele rregulloret, sepse kosto e shpenzimeve per keto dukuni ka shkue deri ne 1 milion euro.

Kurse sa i perket projekteve publiko-private, qe komuna i ka prezentue tash se fundi, ka thane se ma shume kane qene propaganduese se sa qe jane realizue.

Ai ka thane se keto projekte jane serioze, por tue e pa punen e Shpend Ahmetit dhe ekipit te tij, 7 drejtora ja kane lane punen ne gjyse.

Simbas tij, keto projekte nuk jane te Shpend Ahmetit, por te zyrave te Vetevendosjes per me ba propagande, tue shtue se pikerisht keto zyra kane qeverise edhe ne Prishtine, ku Shpendi ka qene i bllokuem prej ketyne njerezve.

Shala ka thane se ne zgjedhjet lokale, LDK ka me fitue Prishtinen, tue shtue se LDK ka kapacitete te medha, dhe se ky subjekt ka me gjete kandidatin ma te mire per me fitue Prishtinen

Shala keto komente i ka ba ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.