Shala: Vendimi i VV’s me marre pjese ne Komisione, asht njajte si me qene pjese e Qeverise PDK-LDK

“Na si parti kemi marre vendim mos me marre pjese ne ato institucione qe e kane shkele Kushtetuten e Kosoves, ne Komisionin per demarkacion na prape s’kemi me marre pjese, se ai komision per neve s’asht legjitim”, ka thane ne Rrokum Roll, Haxhi Shala nga NISMA per Kosoven.

Per te s’asht politike, nese ndonji parti opozitare merr pjese ne kete komision.

Shala vleresoi se, VV me thirrje publike per mos me marre pjese ne protesten e AAK-NISMA’s, dhe kthimi i tyne ne Komision asht si me bashkepunue me partite ne pushtet.

“Ata jane mesue me i akuzue te gjithe, por opinioni e ka kuptue kush jane ata e kush jane keta”.

Simbas tij, asht e sigurt dhe se po shihet qe Kosova po humbe toke me marreveshjen e demarkacionit, por qysh tha ai – “nuk po e kuptoj pse kjo atmosfere rreth demarkacionit me u krijue mes pozites dhe opozites, kur asht dashte me ndodhe mes Malit te Zi dhe Kosoves”.

Tue fole per pjesemarrjen e VV’s ne Komsionin per demarkacion, Shala tha se, po shihet kush po bisedon me Qeverine.
Shala vlersoi se, edhe kjo marreveshje ka me u ratifikue me presion ndaj deputeteve, njajte si per Gjykaten Speciale.

“Besoj se, kur Kuvendi ka me dergue marreveshjen si lande per me pa deputetet, ata nuk kane me votue”, tha ai, tue u shprehe i bindun se koalicioni nuk i ka votat per ratifikim.

“Ne qoftese nuk i perdore ato metodat e veta Hashim Thaçi per me ba presion, besoj se marreveshja nuk ka me kalue”, tha ai, e kur moderatori ja kujtoi deklaraten e Thacit, i cili tha se nuk ka me u perzie ma ne PDK, Shala tha: “nuk mundet me ndejt ai pa i shtie hundet gjithkund, keshtu asht i krijuem”.

Simbas tij, raporti i New York Times asht si menyre per me largue vemendjen nga çashtjet e medha.

“Njajte si mbas luftes, kur e nalshin rrymen qe qytetari me u marre me te, e nderkohe me kalue vendimet e medhaja per vendin pa u vue re prej qytetareve”.