Shaqiri: Me miratimin e Ali Ahmetit u intervenue në Lagjen e Trimave

Xhezair Shaqiri, Komandant Hoxha nga lufta e Maqedonise e vitit 2001, ka qene i ftuem ne Rrokum Roll te Fidan Jupolli.

Ai ka fole per situaten aktuale ne Maqedoni, tue thane se ne kete shtet po ndodhe gjithcka, por jo drejtesi apo demokraci.

“Pushtetin e kane nji strukture e kriminalizume dhe shqiptaret kurre s’kane qene ma te poshtuem se sa me kete pushtet te perbame nga VMRO-BDI”, ka thane ai.

Shaqiri ka leshue akuza ndaj Ali Ahmetit, tue thane se ai i ka tradhtue, sepse me pase qene i afte, kishte ba lufte ne Kercove, por lufta u ba ne Kumanove.

Komandant Hoxha ne vazhdim ka fole per takimin e tij me te ikunin nga grupi i Kumanoves, Sulejman Osmani.

“Sulejman Osmanin e kam pyet se a jane dorezue te gjithe dhe e kam incizue, por Ali Ahmeti me kundershton, per arsye se don me mshef krimin, per shkak se asht pjesemarres ne qeveri”, ka thane ai.

Ai ka vazhdue tue thane se, Ali Ahmeti ka qene ne dijeni per aksionin ne legjen e trimave ne Kumanove.

Tue fole per shkrimet e mediave per torturat e te burgosuneve ne Maqedoni, ai thote se torturat jane edhe ma te medha se sa qe trajtohen neper media.

Ai thote se asnji minister nga Kosova ose Shqipnia nuk fole kunder malltretimeve qe i bahen te burogsuneve ne Maqedoni.

Shaqiri thote se situata poltike ne Maqedoni asht aq e rande, saqe nuk ka qene e ketille as ne kohen e Titos.

“Derisa shqiptaret dalin ne proteste kunder grusht-shtetit ne Turqi, ata nuk jane te interesuem me u organizue per te drejtat e tyne”, ka thane Shaqiri.