SHBA, 20 të vdekun dhe 42 të plagosun nga sulmi në lokalin e Gay’ve

Asht vra nga policia personi, i cili hyni me armë në lokalin për gay “Pulse” në Orlando të Florida’s dhe nisi qellue kudo.

Simbas policisë, bilanci i sulmit ka shënue të paktën 20 të vdekun dhe 42 të plagosun.

Burri ishte mbyllë mbrenda klubit, tue mbajtë peng disa persona.

Ai kishte nji armë sulmuese, nji pistoletë dhe landë shpërthyese.

Policia e ka konsiderue si nji “akt terrorizmi të mbrendshëm”.