SHBA: 3 policë të vramë në Louisiana

Autoritetet në shtetin e Louisiana të Shteteve të Bashkueme të Amerikës deklaruen se 3 oficerë policie janë qëllue për vdekje në Baton Rouge.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa informacione ma të detajueme pritet me pasë në orët në vazhdim.

Forca të shumta policie kanë rrethue zonën. Mediat lokale raportojnë se autori i vrasjes së trefishtë asht egzekutue nga policia.