SHBA, 51 deputetë i bajnë thirrje Obama’s për sulme ushtarake ndaj këtij shteti

Ma shumë se 50 diplomatë të Departamentit të Shtetit kanë nënshkrue nji memo të mbrendshme kritike ndaj politikës së Shteteve të Bashkueme në Siri, tue ba kështu thirrje për sulme ushtarake kundër Qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad, në mënyrë që me i ndalë shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit gjatë luftës civile të vendit.

Kabllogrami i “mospajtimit” asht nënshkrue nga 51 oficerë të nivelit të mesëm dhe të naltë të DASH’it, të cilët kanë si detyrë parësore këshillimin mbi politikën amerikane në Siri.

Ai ban thirrje për “sulme ushtarake me objektiva të qarta” kundër qeverisë siriane, në prag të asaj që konsiderohet pragdështim i plotë i armëpushimit të ndërmjetësuem ma herët gjatë këtij viti. Lajmi raportohet nga “Wall Street Journal”, që citon kopje të kabllogramit të rana në duert e tyne.

Sulmet ushtarake kundër qeverisë së Assadit kanë me përba nji kthesë madhore të politikës së administratës Obama, deri sot të mosndërhymjes drejtpërdrejt në luftën civile të Sirisë, ndërkohë që banin thirrje për nji tranzicion politik që ka me u shoqnue me largimin nga pushteti të Assadit.