SHBA: 7 të plagosun mbas krismave në kampusin e ‘Ohio State University’

Të paktën shtatë persona janë dërgue në spital, mbas disa të shtanave që janë raportue në kampusin e ‘Ohio State University’, thanë autoritetet.

Nuk asht e ditun se çfarë lloj lëndimesh kanë marrë personat, por ata janë bartë nga emergjenca, raporton CNN.

Kampusi kryesor i ‘Ohio State University’ asht nji nga kampuset ma të madha në Shtetet e Bashkueme.

Universiteti ka ma shumë se 65.000 studentë të regjistruem në të gjithë shtetin.