SHBA alarmon: Irani po na ‘ngacmon’

Katër prej anijeve të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) kanë “ngacmue” nji luftanije amerikane të Martën në afërsi të ngushticës së Hormuzit, tha nji zyrtar i mbrojtjes së SHBA’ve, mbas shqetësimeve të Washingtonit në lidhje me sjelljen e Iranit në zonë.

Zyrtari, tue folë në kushte anonimiteti, tha të Mërkurën se dy nga anijet e Iranit ju afruen në mënyrë të dyshimtë “USS Nitze” në nji incident që ishte “i pasigurt dhe joprofesional”, raporton “Reuters”.

“Anijet ngacmuen anijen amerikane tue u afrue me shpejtësi të naltë dhe mandej ndaluen shumë pranë tue mbajtë nji distancë të shkurtë pamvarësisht paralajmërimeve të përsërituna,” tha zyrtari.