SHBA: Arrestohen 3 veta për eksportim të teknologjisë ushtarake në Rusi

Nji shtetas amerikan dhe dy rusë janë arrestue nën dyshimin se kanë eksportue teknologji të ndjeshme ushtarake nga SHBA’të për në Rusi, ka njoftue Departamenti i Drejtësisë.

Departamenti ka thanë se Alexei Barysheff nga New York – shtetas amerikan i natyralizuem- asht arrestue për eksportim të paligjshëm të teknologjisë së kontrollueme. Shtetasit rusë, Smitry Aleksandrovich Karpenko dhe Alexei Krutilin po ashtu u arrestuen.

Qeveria amerikane ka thanë se tre burrat kanë qenë të përfshimë në posedimin e mikroeletronikës nga prodhuesit në SHBA dhe eksportimin në Rusi, tue shmangë kështu kontrollin e qeverisë për eksportet e teknologjisë së naltë.

Nëse gjenden fajtorë, tre të akuzuemit përballen me burgim deri 25 vjet dhe gjobë prej 1 milion dollar. /rel