SHBA demanton: Gjenerali ynë s’ka lidhje me puçin n’Turqi

Shtëpia e Bardhë ka hedhë poshtë shkrimet në mediat turke se ish komandanti i forcave të NATO’s në Afganistan, gjenerali i pensionuem Jon Campbell asht organizator i gusht-shtetit të dështuem me 15 Korrik në Turqi.

Këtë informatë e ka publikue sot gazeta turke “Yeni Safak” e afërt me presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Zadhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Ernest tha se këto pretendime nuk meritojnë nji përgjigje.

“Akuza kundër gjeneralit Campbell asht e pabazë dhe nuk meriton koment “, ka thanë Ernest, raporton Sputnik.

Gjenerali Campbell(59) asht njani ndër figurat kryesore që ka organizue ushtarët që kanë tentue grusht-shtetin në Turqi, ka shkrue “Yeni Safak” në gjuhën angleze.