SHBA: Denim i randë për hakerin nga Kosova, Ardit Ferizi

Hakeri nga Kosova Ardit Ferizi, i cili dyshohej se i kishte ndihmue grupit terrorist ISIS tue iu sigurue emnat e ma shumë se 1.000 punëtorëve të qeverisë dhe ushtarëve amerikanë si objektiva të mundshëm, asht dënue më 20 vjet burg.
Kështu të paktën shkruen Tanjug tue e citue AP.

25-vjeçari i lindun në Kosovë, ishte arrestue vitin e kaluem në Malajzi. Prokuroria ka kërkue për nji dënim maksimal prej 25 vjet.

Ai u ba personi i parë në Amerikë që u dënue për të dyja akuzat – hakim të kompjuterëve dhe për terrorizëm.

Ferizi e hakoi nji kompani private dhe i nxori emnat, fjalëkalimet e e-maileve dhe numrat e telefonit të ma shumë se 1.300 njerëzve me .gov dhe .mil. Mandej shteti Islamik i kishte publikue këto emna me kërcënimin për të sulmue.