SHBA: Deputetët ulen në tokë në Kongres, protesta për armët

Deputetët demokratë janë ulë në tokë në Kongres si nji mënyrë për me protestue dhe për me kërkue kontrolle ma strikte sa i përket shitjes së armëve.

Pak ditë mbas tragjedisë së Orlandos, ku mbetën të vramë 49 persona, Senati amerikan shtyu projektligjet, të cilat kufizojnë tregtinë e armëve. Demokratët zgjodhën nji mënyrë të pazakonshme për me protestue.

Për 12 orë ata kanë qëndrue të ulun në dyshemenë e Kongresit. Nji ulje ‘sit-in’ për me ju kërkue kundërshtarëve politikë që me reague ndaj këtij ligji.

Në krye ishte deputeti John Lewis, i cili u shpreh: “Ka momente kur due me thanë dicka, duhet me ba pak zhurmë, duhet me lëvizë. Ky asht momenti, asht koha që na me reague. Nuk kemi me shuejtë ma”.

234818 234819