SHBA dhe Aleatët pajtohen që me i dhanë goditjen përfundimtare ISIS’it

Sekretari i mbrojtjes i SHBA, Ash Carter ka deklarue zyrtarisht se Shtetet e Bashkueme dhe aleatët e tyne në koalicionin kundër Shtet Islamik (ISIS) kanë ra dakord mbi nji strategji për me mposhtë grupin,

Ata kanë me i rrethue dhe bllokue në nji cep të vetëm militantët në tana bastionet e tyne të Raqqa në Siri, dhe Mosulit, në Irak, shtoi ai.

Por, ai paralajmëroi se kjo nuk ka me eliminue ideologjinë e dhunshme të ISIS ose aftësinë  e tyne për sulme terroriste.

Vendet kanë diskutue edhe plane se qysh munden me i destabilizue zonat ku ISIS asht i mundun.