SHBA dhe BE: Rusia duhet me pshtue armëpushimin në Siri

SHBA’të, BE’ja dhe ministrat e Punëve të Jashtme të shumë vendeve europiane vlerësuen të Shtunën në nji komunikatë të përbashkët se rikthimi i armëpushimit në Siri mvaret nga Rusia.

“I takon Rusisë të provojë se asht e gatshme dhe se asht në gjendje të marrë masa të jashtëzakonshme për të pshtue përpjekjet diplomatike, për të rikthy armëpushimin në Siri”, thuhet në nji komunikatë të firmosun nga ministrat e Punëve të Jashtme të katër vendeve europiane, Francë, Itali, Gjermani, Britani e Madhe, të Përfaqësueses së naltë të BE’s dhe të sekretarit amerikan të Shtetit.