SHBA dhe Europa ma s’paku të prekuna nga terrori

Sulmet terrroriste janë në qendër të vëmendjes në Shtetet e Bashkueme dhe Europë, por këto rajone kanë pas nji përqindje të vogël e të vramëve nga sulmet e këtilla vitin e kaluem, thuhet në nji raport.

Ky raport i publikue nga Universiteti Merilend, i bazuem në ‘Të Dhanat Globale Terroriste, thotë se Europa Perëndimore dhe Amerika Veriore, marrin pjesë me ma pak se 1% në numrin prej 34,676 njerëzve të vramë nga sulmet terroriste në vitin 2016.

Ma së shumti sulme vdekjeprumëse ka pas në vendet siç janë Afganistani, Pakistani, Iraku, Siria dhe Jemeni.