SHBA dhe Rusia ‘afër’ marrëveshjes për me i dhanë fund luftës në Siri

Shtetet e Bashkueme dhe Rusia janë “afër” arritjes së nji marrëveshje për m’i dhanë fund luftës në Siri, me dy vendet që kanë thanë se ata kanë me u përpjekë me finalizue nji marrëveshje në ditët e ardhshme.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha të Premten vonë se bisedimet me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në qytetin zvicran të Gjenevës kishin “arritë qartësi në rrugën përpara”.

“Na duem që me këtë marrëveshje me ba diçka që asht efektive dhe që punon për popullin e Sirisë, që e ban rajonin ma të qëndrueshëm dhe të sigurt”, ka thanë Kerry, shkruen aljazeera, transmeton Rrokum.TV.

E ardhmja e presidentit Bashar al-Assad nuk ka qenë pjesë e bisedimeve. Në vend të kësaj, diskutimet u përqendruen në gjetjen e nji zgjidhje të efektshme dhe të qëndrueshme për m’i dhanë fund dhunës.

Marrëveshja ka me hapë rrugën për nji tranzicion politik në Siri./Rrokum.TV