SHBA: Dritarja e diplomacisë në Siri ka me u mbyllë frik!

Dritarja e mundësisë për veprime diplomatike në Siri nuk asht mbyll ende, por mundet me ndodhë së shpejti, tha zavendëszadhanësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner.

“Na nuk po përpiqemi me mbyll atë derë, por ajo çfarë na kemi nevojë tash asht nji gjest nga Rusia dhe nga regjimi në mënyrë që të shfaqë besueshmëninë në këtë proces”, tha Toner.

“Mund edhe të themi nji ditë apo orë të saktë se kur do të mbyllet, por mendoj se do të ndodhë shumë shpejt”, shtoi zadhanësi.

Forcat e qeverisë siriane po përgaditen për me nisë nji ofensivë tokësore të paprecedentë kundër Aleppos me mbështetjen e aviacionit rus, ushtrisë iraniane dhe Hezbollahut të Libanit.

Pjesa lindore e qytetit të dytë të Sirisë ka qenë nën bombardimet intensive ajrore që nga e Premtja e kalueme, ku me qindra njerëz janë vra, tue perfshi rreth 100 të mitun.