SHBA: Dy të vdekun dhe dy policë të plagosun mbas nji sulmi

Dy persona janë vra në Oklahoma, SHBA, ndërsa dy policë janë qëllue me breshni armësh tue mbetë të plagosun.

Ngjarja e randë ka ndodhë në orët e vona të natës, ndërsa policia asht vnue në ndjekje të nji personi të dyshuem.

I dyshuemi asht identifikue si 38 vjeçari Michael Vance, ndërsa akuzohet edhe për vjedhje të shumta kerresh.

Policia thotë se ka gjetë dy të vdekun në nji kerr, persona që besohet se janë të afërm të Vance, mbasi ai ma parë i kishte kërcënue familjarët e tij. /RT