SHBA e don NATO’n ma të madhe

Senatori amerikan Ben Cardin i tha Zërit të Amerikës se nji anëtarësim i mundshëm i Malit të Zi në NATO ka mbështetjen si të demokratëve ashtu edhe të republikanëve në Kongres.

Në nji intervistë dhanë korrespondentes Milena Djurdji të shërbimit në gjuhën serbe, ai tha se Mali i Zi ka ba atë që pritej, tue zhvillue institucionet demokratike dhe profesionalizue ushtrinë.

“Na e dëshirojmë zgjanimin e NATO’s në 29 anëtarë. Ka shumë mundësi që me marrë informacionin në kohën e duhun dhe me shqyrtue anëtarësimin e mundshëm të saj këtë vit. E di se procesi i ratifikimit kërkon kohë të gjatë, sepse duhet ba nga të 28 anëtarët, por na kemi shpresë se mundet me u ba përparim qysh këtë vit,” tha senatori Cardin.