SHBA e ‘godet’ Rusinë: Femitë n’Aleppo nuk janë terroristë!

Rusia u përball me akuza të ashpra në Kombet e Bashkueme për vrasjen e dheta femijëve dhe civilëve të tjerë në Siri.
Agjencia për Femijë e OKB’s, UNICEF, dhe grupet monitoruese kanë raportue se sulmet ajrore të Sirisë ose Rusisë kanë vra 35 njerëz, perfshi së paku 22 femi dhe gjashtë mësues, në provincën Idlib, e cila kontrollohet nga rebelët.

“Kjo asht tragjedi. Asht shkelje. Nëse asht e qëllimshme, asht krim lufte”, tha drejtori i UNICEF’it, Anthony Lake.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin, tha se asht tue u konsultue me Ministrinë e tij të Mbrojtjes për me përcaktue se kush asht pergjegjës.

Ma vonë, në nji takim të Këshillit të Sigurimit të OKB’s për qytetin e rrethuem të Sirisë, Aleppo, shefi për çashtje humanitare i OKB’s, Stehphen O’Brien, akuzoi Rusinë dhe Sirinë për përdorim të taktikave të urisë dhe për shndërrimin e qytetit në “zonë të vrasjes”.

O’Brien tha se situata në Aleppo, ku 400 veta janë vra në ma pak se nji muej, asht “tmerr apokaliptik”.

 

Ambasadorja e Shteteve të Bashkueme në OKB, Samantha Power, sulmoi Rusinë për dhunën e fundit, tue thanë se Moska nuk ka punue kurrë me OKB’n, gjatë pauzave të supozueme të luftimeve në Aleppo.