SHBA e NATO diskutojnë për rolin aleancës kundër ISIS

obamastoltenberg

Presidenti amerikan, Barack Obnama, thotë se NATO vazhdon të jetë bazë e politikës së sigurisë së Shteteve të Bashkueme dhe asht aleat i randësishëm në luftën kundër terrorizmit.

Matutje, Obama në nji konferencë të perbashkët për shtyp me Sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg, në Washington, tha se kanë diskutu për rolin potencial të aleancës në Libi dhe për planet për t’i ndihmu Bashkimit Europian për krizën me migrantët, që janë largue nga lufta në Siri.

 
Obama dhe Stoltenberg, mbramë vonë, thanë se NATO mund të luej rol të randësishëm në fushatën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), tue e ndihmu Libinë në luftën kundër militantëve dhe tue i trajnu pjesëtarët e ushtrive të Irakut, Jordanisë dhe çdokund tjetër, për ta luftue grupin ekstremist.