SHBA e pranon se ka vra gabimisht ushtarë sirianë

SHBA’të e kanë pranue se kanë krye nji sulm në lindje të Sirisë, në të cilin u vranë dheta anëtarë të Forcave Siriane që po e luftonin ISIS’in.

Koalicioni që udhëhiqet nga SHBA’të ka thanë se gabimi i 17 Shtatorit kishte për qëllim m’i goditë pozicionet e ISIS’it.

Aeroplani luftarak i koalicionit nga Britania e Madhe, SHBA’të, Danimarka dhe Australia ishte i përfshimë në atë sulm.

Sulmet ishin ndalue vetëm mbasi që Rusia i kishte njoftue SHBA’të se po i godiste Forcat Siriane dhe jo ISIS’in.