SHBA e preme: Demarkacioni u kry!

Se jane shtue zanat dhe debati mbrenda koalicionit PDK-LDK lidhun me marrëveshjen e Demarkacionit, Televizioni Rrokum ja kishte kushtue hapesinen kesaj çashtje para 1 jave ne Lajmet Qendrore.

Ne storien e Televizionit Rrokum për këtë çashtje, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK, Adem Grabovci kishte qendrim PRO demarkacionit.

Nji jave ma vone nga kjo storie e lajmeve të Televizionit Rrokum, n’intervistë për Televizionin Dukagjini, Adem Grabovci ndërron qendrim dhe deklaron se vija e kufinit të Malit të Zi, hyn 5 kilometra në mbrendësi të Kosovës.

Njatë kishte mendue edhe deputeti i LDK’s Arben Gashi, i cili tha se për çashtjen e Demarkacionit egziston nji problem i madh.

Ndërsa, analisti Bajrush Morina kishte deklarue se ndryshimi i qëndrimit dhe mospërputhja e deklaratave ka me qenë mollë sherri për prishje të koalicionit.

Te shtyem nga keto zhvillime, Televizioni Rrokum i drejtohet Ambasades Amerikane ne Prishtine me pyetjen se ‘a duhet rivleresue marreveshja e koalicionit apo asht çashtje e kryeme’?

Pergjegja e Ambasades Amerikane asht e preme: kjo çashtje asht krye!

“Në Dhetor, ekspertë nga Departamenti i Shtetit gjetën se Demarkacioni i kufinit ishte konsistent me atë të vitit 1974, i njajti kufi që u përdorë kur Kosova u shpall e pamvarun. Në muejin Mars, Ambasada Amerikane mirëpriti vendimin e komisionit ad hoc që procesi i përkufizimit te kufinit ‘qartësisht asht në pajtim me normat ndërkombëtare’. Prandaj, nuk e shohim të nevojshëm nji komitet tjetër për studimin e çashtjes.”
A ka me i ndihmue ky qendrim i SHBA qe debati per marreveshjen me perfundue dhe kjo marreveshje me u ratifikue ne Kuvend, mbetet me u pa.