SHBA e Rusia pranë nji marrëveshje të madhe për Aleppo’n

Rusia dhe SHBA’të janë pranë nji marrëveshje për nji bashkëpunim ushtarak në Aleppo, qytet kyç në konfliktin sirian ku luftojnë kryesisht forcat e Damaskut dhe rebelët, njoftoi sot ministri rus i Mbrojtjes, Serguei Choigou.

“Na jemi në nji faze shumë aktive të negociatave me partënerët tanë amerikanë dhe në kontakt gati të përhershëm me Washingtonin”, deklaroi Choigou gjatë nji interviste të trasmetueme në televizionin rus.

“Na po përparojmë hap mbas hapi drejt nji konfigurimi, dhe nuk po flas veç për Alepon, që ka me na mundësue të gjejmë shënjestrat e përbashkëta dhe të fillojmë me i goditë së bashku që paqa me u rikthye në këtë tokë që vuen prej shumë kohësh”, shtoi ai.

Beteja e Alepos, ma e randësishmja qysh prej fillimit të konfliktit në Siri në vitin 2011, asht thelbësore për regjimin, por edhe për rebelët.

Të dyja kampet kanë grumbullue trupa për me u përpjekë me marrë qytetin e dytë të vendit, të ndamë që prej vitit 2012 mes lagjeve rebele në lindje dhe lagjeve proregjimit në perendim.