SHBA e shqetësueme për përparimin bërthamor të Koresë së Veriut

Qeveria amerikane asht gjithnji e ma e shqetësueme për përparimet e Koresë së Veriut në programin e armëve bërthamore, e cila mendon se po afrohet koha e nji paralajmërimi për nji sulm bërthamor në Amerikë apo mbi aleatët e saj, simbas zyrtarëve amerikanë.

Testimi agresiv i raketave të mesme dhe me rreze të gjatë, si dhe testimi bërthamor, e ban Korenë e Veriut tash nji kërcënim “praktik” dhe nuk asht ma nji kërcënim “teorik”, raporton “CNN”  tue citue nji zyrtar të inteligjencës amerikane.

Në mënyrë domethanëse, Korea e Veriut nuk e ka problem nëse bota sheh provat dhe eksperimentet me armët dhe raketat tue ba që Pheniani të reagojë në mënyrë agresive.

“Si rezultat i përparimit me armët bërthamore,  regjimi i Kim Jongut ka aftësinë për me i vnue Shtetet e Bashkueme dhe aleatët e saj në rrezik”, tha zyrtari amerikan.