SHBA e sulmoi 21 here ISIS’n veç sot

Shtetet e Bashkueme dhe aleatët e saj sot kanë krye 21 sulme kundër Shtetit Islamik (ISIS) në Irak dhe Siri, në rundin e tyne ma të fundit të sulmeve ditore kundër këtij grupi militant.

Reuters shkruen se Task Forca e Bashkueme ka thane se 14 sulme në Irak kanë qëllue objektivat afër 10 qyteteve, përfshi në Mosul, Ramadi dhe Falluja.

Sulmet goditen 7 unione të luftëtarëve të Shtetit Islamik, si dhe nji sistem mortajë, nji mitraloz dhe armë tjera dhe pozicione luftarake, në mesin e objektiva tjerë.

Në Siri, 7 sulme afër pesë qyteteve goditen 6 unione taktike, 7 pozicione luftarake, dhe 1 bunker.