SHBA garanton mbrojtjen ushtarake për krejt vendet e NATO’s

Dhoma Përfaqësuese e Shteteve të Bashkueme ka votue gati unanimisht për riafirmimin e garantimit të NATO’s, se të gjithë anëtarët e mbrojnë njani-tjetrin.

Ky zhvillim ndodhi disa javë mbasi Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpreh dyshime për përkushtimin e Shteteve të Bashkueme për këtë garantim.

Dhoma Përfaqësuese, ku shumicën e kanë republikanët e zotni Trump, votoi me 423 vota pro dhe vetëm 4 kundër, për rezolutën me të cilën “në mënyrë solemne riafirmon”përkushtimin e Shteteve të Bashkueme ndaj Artikullit 5 të Marrëveshjes se NATO’s.

Me këtë dokument, po ashtu, i bahet thirrje secilit vend anëtar i NATO-s, që të shpenzoj ma s’paku 2% të GDP’s për buxhetin e mbrojtjes deri në vitin 2024.

Kjo asht nji çashtje me të cilën Presidenti Trump u ka ba presion aleatëve, shumica e të cilëve kishin dështue me plotësue këtë obligim.

Gjatë vizitës së tij në muejin Maj në selinë e NATO’s në Bruksel, zotni Trump nuk e përmendi garantimin reciprok të mbrojtjes së NATO’s, tue shqetësue aleatët .

“Me të gjitha kërcënimet që na dhe partnerët tanë ballafaqohemi në gjithë botën, NATO e fuqishme dhe e sigurt asht shumë ma e randësishme se kurrë ma parë”, tha kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese, republikani Paul Ryan, së bashku me lideren demokarte në këtë dhomë, Nency Pelosi, dhe me deputet të tjerë të njoftun.