SHBA: Hillary Clinton e shpalli veten kandidate të nominueme

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, mbramë vonë e ka shpalle vetveten të nominueme të Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkueme, ndërsa Presidenti Barack Obama, e ka urue ate për nominimin.

Mbasi i falënderoi mbështetësit tue thanë se i mundësuan “të arritun të madhe”, ajo theksoi se “për të parën herë në historinë e shtetit tonë nji femën ka me qenë e nominueme e partisë”.

Shtëpia e Bardhë ka njoftue se, Presidenti Barack Obama, e ka thirrë zojën Clinton për me i urue sigurimin e “delegatëve të domosdoshëm për fitimin” e nominimit të Partisë Demokratike.

Obama, po ashtu, e ka thirrë edhe kandidatin tjetër për nominim, Bernie Sanders, i cili nuk e ka pranue disfatën.