SHBA i dhuron Shqipnisë 6 mjete të blindueme, e para i provon Mimi (foto)

Në mjediset e Forcës Tokësore në Zall Herr në Shqipni u zhvillue ceremonia e marrjes në dorëzim të 6 mjeteve të para të blindueme të dhurueme nga Qeveria e SHBA’ve me vlerë 300 mijë dollarë.

Pjesë e paketës së mjeteve të blindueme janë 248 mjete me vlerë 12 mln dollarë, ku Shqipnia ka me pague vetëm shpenzimet për transportin dhe mirëmbajtjen e këtyne mjeteve.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, si dhe ambasadori i SHBA’ve në Tiranë, Donald Lu.

 

 

Shperndaje në: