SHBA i jep Izraelit 38 miliardë dollarë për zhvillimin e ushtrisë

SHBA dhe Izraeli kanë ra dakord për nji pako rekord 38 miliardë dollarësh ndihmë ushtarake për zhvillimin e industrisë së Mbrojtjes së Izraelit.

Kjo marrëveshje, e cila përban premtimin ma të madh për ndihmë ushtarake që SHBA ia ka ba ndonji shteti, ka me sigurue financa për Mbrojtjen e Izraelit, por gjithashtu përfshin edhe detyrime të mëdha për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, shkruen The Telegraph.

Kështu, Izraeli përkushtohet që të mos kërkojë fonde shtesë nga Kongresi dhe gradualisht të ndalojë së përdoruni, tue fillue nga viti 2020, 26.3% e pareve nga ndihmat që vendi i shpenzon në zhvillimin e industrisë së vet të mbrojtjes në favor të armëve të prodhueme në SHBA.