SHBA ia dhuroi Shqipnisë gjashtë automjete të blindueme Hamvi

SHBA ia dhuroi Shqipnisë 6 mjete të blindueme Hamvi me vlerë 300 mijë dollarë. Pjesë e paketës së mjeteve të blindueme janë 248 mjete me vlerë 12 mln dollarë, ku Shqipnia ka me i pague vetëm shpenzimet për transportin.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes e Shqipnisë, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneral brigade, Bardhyl Kollçaku, si dhe ambasadori i SHBA’ve në Tiranë, Donald Lu.

Ministrja Kodheli, siç transmeton ATSH, u shpreh se bashkëpunimi mes Shqipnisë dhe SHBA asht shtri përgjatë gjithë rrugëtimit të reformimit të Forcave të Armatosuna.

Shperndaje në: