SHBA jau ‘ngren veshët’ Sllovenisë e Serbisë

Shtetet e Bashkueme i kanë inkurajue Serbinë dhe Slloveninë që t’i ndryshojnë burimet e tyne energjetike tue u largue nga gazi rus, për të qenë të sigurta se shkatërrimet eventuale potenciale nuk do t’i damtojnë ekonomitë e tyne, ka thanë Mary Burce Warlik, zavendësndihmëse e sekretarit amerikan të shtetit për burime energjetike.

Në nji intervistë për agjencinë Reuters në Tiranë ajo ka theksue se Shtetet e Bashkueme besojnë se çashtjet e sigurisë në Europë janë shumë të randësishme dhe “realisht janë fundamentale për çashtjet e sigurisë kombëtare dhe ma gjanë”.

Serbia, që asht kandidate për pranim në Bashkimin Europian, mvaret pothuejse ekskluzivisht nga furnizuesit e gazit rus, ndërsa anëtarja e BE’s, Sllovenia, e importon ma pak se gjysën e gazit për nevojat e veta nga Rusia.

Shqipnia dhe Kosova, të dy vende aleate të forta të Shteteve të Bashkueme, nuk importojnë gaz nga Rusia, raporton Reuters.