SHBA ka vra 300 pjesëtarë të ISIS’it n’Afganistan

Forcat afgane të mbështetuna nga Shtetet e Bashkueme, kanë vra përafërsisht 300 luftarë të Shtetit Islamik (ISIS), në nji operacion të kryem dy javë ma parë. Kështu ka thanë sot komandanti kryesor i NATO’s dhe SHBA’ve në Afganistan, gjenerali John Nicholson.

Ai e ka quejtë këtë, goditje të randë ndaj ISIS.

Ai tha se, ofensiva në provincën lindore të Nangarhar, ishte pjesë e operacioneve amerikane për me i asgjasue kapacitetet e Shtetit Islamik kudo, në Irak Siri apo Afganistan.