SHBA kërkon nga Maqedonia me i anulue zgjedhjet

Fakti që vetëm nji prej partive të mëdhaja dorëzoi listë të kandidatëve për zgjedhjet e 5 Qershorit në Maqedoni, përforcon dhe shton brengën se kushtet nuk janë në favor të zgjedhjeve kredibile, tha përmes nji reagimi ambasada amerikane në Shkup.

“Akoma mbeten punë të pambaruara në lidhje me reformat në media, frikësimin e votuesve dhe listën zgjedhore. Faljet e presidentit, që u bënë më 12 prill, shtuan ndjenjën e pandëshkueshmërisë, sidomos për keqpërdorime të mundshme zgjedhore. Nëse mbahen zgjedhje më 5 qershor, ato nuk do të bëjnë asgjë në drejtim të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni, apo ndërtimit të besimit në institucionet e vendit, por vetëm do të vënë në rrezik integrimin euro-atlantik të vendit”, thuhet në reagim.
Shtetet e Bashkuara apelojnë te partitë politike që me u mbledh Kuvendi, me u anulue zgjedhjet, me u shfuqizue falja dhe me u zotue për nji agjendë agresive të reformave të mishërueme në Marrëveshjen e Përzhinës (për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni).