SHBA-Korea e Veriut, këshilltari i Trump e jep këtë lajm të randësishëm

Shtetet e Bashkueme janë gati për krejt opcionet për me i ba ballë kërcënimit bërthamor të Koresë së Veriut, përfshi atë për me hy në nji “luftë parandaluese”.

Lajmin e ka ba të ditun këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, H.R. McMaster, në nji intervistë.

“Nëse më pyesni nëse po pregaditim plane për nji luftë parandaluese, atëherë ju përgjigjem që po. Nji luftë për m’i dhanë fund kërcënimeve për nji sulm bërthamor nga Korea e Veriut drejt Shteteve të Bashkueme”, ka deklarue McMaster.

Ai ka theksue se presidenti Trump ka qenë shumë i qartë lidhun me këtë çashtje kur tha se, nuk kemi me i tolerue ma kërcënimet e Penianit.