SHBA-Korea e Veriut, Trump: Jemi gati!

Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi sërish sot se ka me përdorë forcën kundër Koresë së Veriut, tue theksue se mundësitë ushtarake janë pregaditë dhe gati për m’u përdorë.

“Zgjidhjet ushtarake tash janë plotësisht të pregadituna dhe gati për m’u përdorë, nëse Korea e Veriut sillet pa kujdes”, deklaroi presidenti amerikan në profilin e tij “Twitter”.

“Shpresoj që Kim Jong Un ka me gjetë nji udhë tjetër”, shtoi ai.

Ky deklarim i fundit i shtohet përshkallëzimit verbal të ditëve të fundit.