SHBA me deklaratë të fuqishme për Malin e Zi

Mbi 30 ish-zyrtarë të naltë të Shteteve të Bashkueme dhe udhëheqës ushtarakë i kanë ba thirrje Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit që me miratue zyrtarisht pranimin e Malit të Zi në NATO në vitin 2017, tue thanë se anëtarësimi i tij ka me promovue “stabilitet dhe siguri në Europën juglindore”.

Nënshkruesit e letrës së hapun, të bame publike të Hanen, përfshijnë ish-sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Chuck Hagel, dhe dy ish-komandantë supremë të NATO’s për Europën, Philip Breedlove dhe James Stavridis.

Në letrën e publikueme nga Web’i për siguri kombëtare “War On The Rocks”, ata kanë thanë se Mali i Zi “ka ndërtue ushtri të vogël, por të aftë dhe ka reformue shërbimet e sigurisë në përputhje me standardet e NATO’s”