SHBA me kërkesë të qartë: Kosova duhet me formue Qeverinë sa ma shpejtë

Shtetet e Bashkueme të Amerikës (SHBA) kërkojnë nga Kosova që sa ma shpejte me formue qeverinë e re dhe me ratifikue Demarkacionin me Malin e Zi. Kështu ka thanë sot zavendës ambasadorja amerikane pranë Kombeve të Bashkueme, Michele Sison.

Gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkueme ku asht prezentue raporti ma i ri tremujor për zhvillimet në Kosovë, zavendës ambasadorja amerikane tha se Kosova duhet me ba hapa drejt ndërtimit të nji shoqnie multi-etnike.

Ajo ka kërkue zvogëlimin gradual të UNMIK’ut në Kosovë dhe në fund përfundimin e mandatit të këtij misioni, si dhe që raportet e Këshillit të Sigurimit nga tre muej sa janë aktualisht të mbahen çdo gjashtë muej.