SHBA në alarm, arrestohet kontraktori i NSA, kishte shitë informacione sekrete

FBI’ja ka arrestue në msheftësi nji tjetër kontraktor të NSA, i cili dyshohet se ka nxjerrë informacione sekrete të qeverisë, raporton New York Times.

I arrestuemi quhet Hal Martin, i cili asht nji veteran i Marinës së SHBA’ve. Martin ka punue për kompaninë Boz Allan Hamilton, e njajta kompani që kishte punësue edhe Eduard Snowden, i cili aktualisht ndodhet i ikun në Rusi.

Porcione të kodeve të klasifikueme të përdoruna nga NSA u postuen online në muejin Gusht nga grupi i hakerëve “ShadowBrokers”, të cilët e nxorën në shitje programin e plotë.