SHBA nuk e len Jeremic’in në garën për sekretar të OKB’s?

Në garën e sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkueme, kandidati serb Vuk Jeremic mund të hasë në bllokimin e Shteteve të Bashkueme të Amerikës, shkruen The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Simbas kësaj gazete, Washingtoni nuk e ka harrue kundërshtimin që Jeremic ka ba për shpalljen e pamvarësisë së Kosovës dhe konsideron se ai e kishte përdorë postin e Kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’s, si nji platformë për retorikën nacionaliste.

Gara për sekretar të përgjithshëm të OKB’s, zhvillohet në raundin e pestë të votimeve dhe për postin mbasardhës të Ban Ki-Mun, Jeremic asht i treti.

Deri tash garës po i prinë Komisioneri i Naltë i OKB’s për Refugjatët, portugezi Antonio Guterres, ndërsa mbas tij asht Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak.