SHBA: Pauza ruse për Aleppon në Siri, e vonueme!

Zadhanësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, tha se shpallja e Rusisë për nji armëpushim prej tetë orësh në Aleppo të Sirisë, “do të ishte gja e mirë”, por ka tërheq vërejtjen se “asht pak shumë vonë, shumë vonë”.

Simbas tij, qëllimi i forcave të Rusisë dhe Sirisë asht “vuejtja nga uria dhe largimi i opozitës dhe i civilëve, që kanë mbet aty për nji kohë të gjatë”.

Aktivistët opozitarë sirianë thanë se nga sulmet e djeshme ajrore të udhëhequna nga Rusia, në dhe rreth Aleppos, janë vra së paku 36 vetë, transmeton REL.

 Rusia dje ka shpall se forcat ruse dhe ato siriane do t’i ndalin sulmet për tetë orë, në mënyrë që civilët dhe militantët të mund të largohet të sigurt nga qyteti Aleppo.