SHBA, përçamje në Partinë Republikane

Kandidati republikan për president Donald Trump po sulmon zyrtarë të naltë të partisë së tij që janë shprehë se nuk kanë me mbështetë në garën presidenciale.

Trump, në nji koment në Twitter sulmoi Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, republikanin Paul Ryan tue e cilësue nji “udhëheqës shumë të dobët dhe joefektiv” mbasi zoti Ryan tha dje para nji grupi republikanësh se nuk nuk ka me ba ma fushatë për kandidatin republikan për president dhe nuk nuk ka me ju dalë ma në mbrojtje komenteve të tij fyese që kanë irritue shumë votues.

Me tërheqjen e zotit Ryan, tha kandidati Trump “tash ndjehem shumë mirë që jam çlirue nga prangat dhe mund të luftoj për Amerikën në mënyrën time”. Ai tha se demokratët gjithmonë kanë kallxue  ma shumë besnikni ndaj njani-tjetrit se republikanët.

Paul Ryan, i cili vazhdon ta mbështesë Trump, aludoi se zoja Clinton ka me i fitue zgjedhjet e Nandorit. Zoti Ryan ka thanë se nuk ka me ba fushatë për Trumpin, por ka me vazhdue fushatën për kolegët republikanë, që partia e tij të vazhdojë me ruejt kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.