SHBA përkrahin transformimin e FSK’s në Ushtri

Zavendësasistenti i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA’ve, Michael Carpenter ka deklarue se transformimi i FSK’s në Forcat e Armatosuna të Kosovës, duhet me shkue përmes hapave të sigurt dhe në mënyrë kushtetuese, tue ndryshue legjislacionin.

Carpenter i bani këto komente mbas nji takimi me ministrin e FSK’s, Haki Demolli dhe komandantin e FSK’s, Rrahman Rama, ku asht diskutue për marrëdhaniet mes Shteteve te Bashkueme të Amerikës dhe Kosovës.

Ata në këtë takim biseduen edhe për Forcat e Armatosuna të Kosovës, veçanërisht për ushtrimet, trajnimet përmes ushtrisë së SHBA’ve në Europë dhe Komandës Evropiane që janë partner të shtetit të Kosovës.

Zavendësasistenti i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA’ve, Michael Carpenter asht shprehë i kënaqun me mikpritjen që po i bahet në Kosovë.

Ai tha se Shtetet e Bashkueme janë përkrahëse të fuqishme të nji Kosove të pamvarun, demokratike dhe multi-etnike.