SHBA premton mbështetje në luftimin e korrupcionit dhe krimit t’organizuem

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka pritë në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, përgjegjës për çashtjet europiane, Hoyt Yee.

Simbas nji njoftimi, gjatë takimit u bisedue për progresin në Kosovë dhe bashkëpunimin e matejshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA’ve.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për të arriturat e deritashme, duke theksuar fokusimin e plotë të Qeverisë në zhvillimin ekonomik e social, si dhe në proceset integruese euroatlantike.
Duke shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme amerikane, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për thellimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit me SHBA-të.
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, foli për avancimin e proceseve integruese evropiane, duke veçuar rëndësinë e hyrjes në fuqi të MSA-së dhe pritjet që BE së shpejti të marr vendim për liberalizmin e vizave për kosovarët”.

Simbas njoftimit, Zavendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Yee, vlerësoi progresin e arritun në Kosovë, tue e shprehe përkrahjen e matejshme të SHBA’ve për Kosovën.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Yee, po ashtu, shprehu mbështetjen e SHBA-ve në fuqizimin e mëtejshëm të shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjatë takimit u bisedua edhe për zhvillimet aktuale politike dhe nevojën që vetëm përmes dialogut institucional të adresohet çdo shqetësim dhe temë aktuale politike. Kryeministri Mustafa dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Yee kanë biseduar edhe për vendimin e agjencisë qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) për të përzgjedhur Kosovën, si një dëshmi e partneritetit dhe përkrahjes së SHBA-ve për përparimin afatgjatë të Kosovës”, përfundohet në njoftim.