SHBA: Qe cilët politikanë t’i mbështetni

Ambasada e Shteteve të Bashkueme të Amerikës ju ka ba thirrje partive politike, që në listat e tyne të kandidatëve për deputetë t’i mbështesin ata persona të cilët nuk janë të njollosun me afera korruptive.

Simbas Ambasadës së SHBA’ve, kandidatët e partive politike duhen me qenë shembull për të gjithë qytetarët e vendit, tue përfshi femnat dhe të rijtë.