SHBA, qe çka i paralajmeron shtetasit e vet n’Tiranë!

imamet

Denimi i 9 imamëve të vetëshpallun për terrorizëm nga Gjykata e Krimeve të Randa në Tiranë mund të sjell reagim të ashpër të mbështetësve të tyne.

Asht ky alarmi që përcjell Ambasada Amerikane pak ditë mbas kerkesës së prokurorisë për të denue 9 imamët e vetëshpallun me 152 vite burg.

Ambasada e SHBA’s në Tiranë informon qytetarët e SHBA’ve se Gjykata e Krimeve të Randa shqiptare së shpejti do të shpallë vendimin e denimit për rastin e nantë imamëve të akuzuem për mbështetje të terrorizmit, për këtë shkak grupet ekstremiste të lidhuna me imamët mund të reagojnë me akte të dhunshme nëse xhihadistët gjenden fajtorë, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Ma tej, sqaron ambasada nuk asht se disponon informacion për nji kercënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA’s.

Megjithatë, qytetarët amerikanë duhet të mbeten vigjilent, për të shmang zonën pranë gjykatës së Krimeve të Randa në rrugën Jordan Misja në Tiranë, dhe për të shmang demonstratat apo çdo tubim që mund të ndodhin si pasojë e vendimit.

Nji ditë ma parë në Gjykatën e Krimeve të Randa u zhvillu mbrojtja e 5 imamëve nga 9 që janë nën akuzë, ku i konsideruen si lideri i tyne Genci Balla akuzoi prokurorinë se i denon ata vetëm për shkak të besimit mbi Kuran.

Seanca e radhës, ku pritet të jetë dhe vendimi për 9 imamët nën akuzë për terrorizëm, asht vendos 19 Prilli dhe pritet që të shoqnohet me masa të nalta sigurie.