SHBA – qytetarëve: Mos shkoni n’Europë

Mbas sulmeve të djeshme në kryeqytetin europian që mendohet të jenë ba nga ISIS, Departamenti i Shtetit Amerikan i ka paralajmërue qytetarët e saj për rreziqet e mundshme të udhëtimit në tanë Europës, tue i ba thirrje mos me shkue n’Europë.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit, i cili mbetet në fuqi deri me 20 Qershor të këtij viti thuhet se grupet terroriste vazhdojnë me planifikue sulme të shpejta në gjithë Europën, tue vanë në shënjestër eventet sportive, parqet turistike, restorantet dhe mjetet e transportit.

Departamenti i Shtetit bën thirrje që të bëhet kujdes me situatën në rrethinat pranë dhe të shmangen vendet me shumë njerëz, sidomos gjatë festimeve fetare apo gjatë festivaleve të e mëdha dhe eventeve. Po punojmë në kontakt të ngushtë me aleatët tanë për të ndarë informacione me partnerët tanë evropianë që do të kontribuojnë për të identifikuar dhe për të parandaluar kërcënimet”, thuhet në thirrjen e Departamentit të Shtetit Amerikan.