SHBA: Raportohet për dy të vdekun nga uragani Harvey

Raportohet se dy persona kanë humbë jetën nga uragani ma i fuqishëm në ma tepër se gjysë shekulli, që e ka goditë gjirin bregdetar të Shteteve të Bashkueme.

Paralajmërohet se ka me pasë ma tepër të reshuna shiu dhe vërshime “katastrofale” gjatë ditëve të ardhshme.

Uragani Harvey, pardje e ka goditë shtetin amerikan, Texas, si stuhi e kategorisë së 4’të, që asht niveli i dytë ma i naltë i sistemit të kategorizimit, me erna me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë.