SHBA: Rritje rekorde e votimeve të hershme

Autoritetet shtetnore zgjedhore dhe vëzhguesit kanë raportue për rritje rekorde të votimeve të hershme, ndërsa në këtë aspekt prijnë votuesit hispanikë. Ky zhvillim doket se i ka dhanë nji epërsi kandidates demokrate për presidente të Shteteve të Bashkueme, Hillary Clinton.

Agjencia Associated Press ka raportue se së paku 43.2 milionë njerëz kanë votue deri dje, ndërsa pritet që numri i përgjithshëm i këtij lloji të votimeve me arritë në 50 milionë.

Kjo don me thanë se ma tepër se 40% e zgjedhësve amerikanë tashma e kanë hedhë votën e tyne para ditës së sotme, kur asht dita e zgjedhjeve presidenciale.

Votimet e hershme të hispanikëve raportohet se kanë shënue rritje në shtetet kryesore, ku pritet fitorja e kandidatit republikan, Donald Trump, siç janë Florida, Nevada dhe Colorado.

Udhëheqësi i fushatës së zojës Clinton, Robby Mook, tha se rritjen e numrit të votimeve të hershme e sheh si shejë se baza zgjedhore demokrate asht e fuqishme dhe e motivueme në ditën e sotme zgjedhore.