SHBA-Rusi, s’ka marrëveshje për Sirinë

Shtetet e Bashkuaeme dhe Rusia kanë dështue të arrijnë nji marrëveshje për krizën në Siri, mbas nji takimi të nivelit të naltë në New York.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka sugjerue e Moska nuk ka ardhë në tavolinën e bisedimeve “me propozime konstruktive”.

Kerry mbas takimit me Grupin ndërkombëtar për mbështetje të Sirisë, ka thanë se Washingtoni ka me u mundue me arritë nji marrëveshje për me u ba tranzicioni politik, që kishte me i dhanë fund konfliktit pesë vjeçar në Siri.

Por, ai ka thanë se Shtetet e Bashkueme kanë nevojë që qeveria e presidentit sirian Bashar al-Assad dhe aleati kryesor, Rusia “të kryejnë pjesën e tyne”.

“Nëse rusët vijnë te na me propozime konstruktive na kemi me ndigjue”, tha Kerry mbas takimit të nivelit të naltë, ku kanë marrë pjesë homologu i tij rus, Sergei Lavrov dhe dipomatë nga Europa dhe vendet arabe.

Lavrov ka thanë se “opozita siriane duhet të bajë kompromis me Assadin që të ndalohen grupet ekstremiste siç asht Shteti Islamik që të përfitojnë nga kjo situatë”.